“ART-SERVISI RACING“ nisi si një hobby për të garuar dhe është kthyer në një traditë që ne kemi ndjekur prej vitesh duke mos munguar në asnjë garë të organizuar nga MCA “Rally Albania”.
ART – Servis Racing Team ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha eventet e organizuar “Rally Albnia” me dy makina në garë. Ekipi përbëhet nga 2 pilotë, 2 kopilotë dhe grupi shoqërues i teknikëve (asistenca). Makinat tona janë përshtatur dhe modifikuar që të jenë të përshtatshme për terrenet ekstreme dhe për të qenë gjithmonë në podium.