Mirëmbajtje

Në hapësirën dedikuar mirëmbajtjes së makinës suaj do të njiheni me shërbimet që i duhen bërë automjetit tuaj periodikisht si dhe mund të gjeni të gjitha informacionet e duhura si të mirëmbani automjetin tuaj në kushte optimale për përdorim të përditshëm. Ne ndodhemi këtu për tju ofruar mbështetjen e një skuadre me eksperiencë dhe një ndër më efikaset në tregun shqiptar, e gatshme të ndërhyje në kohë dhe t’ju ndjeke ngado që klientet tanë kanë nevojë për shërbimet tona. 

Sa herë që ju dilni në rrugë makina juaj duhet të jet gjithmonë në gjendje për të përshkruar rrugën e dëshiruar.  

Për ta patur mjetin tuaj gjithmone në gjendje optimale rëndësia mbetet te sherbimet periodike te ndërrimit të likuideve (vaji, uji, alkoli frenave etj.) filtrave, ferrodave, dhe pjesëve xhenerike. Një gjë e tillë padyshim rrit jetgjatësinë e mjetit tuaj.

Automjeti juaj ka nevojë të kontrollohet të pakten një herë në 6 muaj.  Gjatë kontrollit mjeti diagnostifikohet nga të gjitha pjesët si ato xhenerike, motorrike gjithashtu dhe nga pjeset elektronike. Të gjitha automjetet e reja tashmë një pjesë të madhe të kontrolleve i kanë elekronike dhe duan njohuri të avancuara si në diagnostikim ashtu dhe ne ndërrimin e tyre.

Gomat duhen kontrolluar gjithmonë sepse janë pjesa e vetme e mjetit që është në kontakt me terrenin.

Eshtë shumë e rëndësishme që automjeti juaj të ketë goma të përshtatshme për terrenin ku ju udhëtoni dhe kushtet atmosferike (pra stina). Gomat gjithashtu duhet të kontrollohen me shpesh pra një herë në 3 muaj. Amortizatoret gjithashtu garantojnë sigurinë e mjetit tuaj.